Reporterja Bendis Druni në një lidhje për edicionin e lajmeve në MCN TV tha se aksioni për lirimin e hapësirave publike do të vijojë edhe në vende të tjera përveç Thethit. Druni tha se po kryhen shumë ndërtime pa leje, pa kriter, në zona të ndryshme.
“Ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave, aq me tepër kur bëhet fjalë për zaptimin e një hapësire në qendër të Thethit, ku ndodhet kisha shekullore. Janë hequr 10 kontejnerët që kanë qenë fare pranë kishës. Ka pasur akuza të forta nga kryeministri Rama ndaj prokurores Elsa Gjeli, që s’ka nisur procedim penal ndaj personit që posedonte këto kontejnerët. S’ka munguar edhe reagimi i Prokurorisë, që janë shprehur se 10 kontejnerët s’kanë pasur ndërtim betoni. Por shihet që ka pasur edhe beton në këtë vend ku kanë qenë 10 kontejnerët. Kontejnerët do jenë në posedim të bashkisë. Pronari i tokës dhe kontejnerëve s’është paraqitur kur ka nisur aksioni. Kemi të bëjmë me një mungesë të personit në fjalë. Janë shembur edhe dy objekte të tjera në ndërtim pa leje. Aksioni do të vijojë edhe më tej, edhe pse po bëhen shumë ndërtime pa leje, pa kriter. Po t’i pyesësh punëtorët që kryejnë punimet, shprehen se kështu po bëjnë të gjithë. Në Shirokë ka ndërtime që mund të jenë bërë në mënyrë jo të rregullt, por ato pa leje janë lajmëruar”.



