Hillari Klinton, kandidatja demokrate ka humbur në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve.
Kundërkandidati republikan, Donald Tramp ka korrur një fitore të papritur duke u zgjedhur presidenti i 45-të i Amerikës në sajë të 290 votave elektorale.
Gjatë gjithë kohës e kemi parë Clintonit në fjalime me veshje të ndryshe. Por, shtrohet pyetja se a kanë ndonjë kuptim ngjyrat e veshjeve të Hillarit.
Kur Hillari Klinton e pranoi kandidaturën e saj për Presidente në Konventën Kombëtare të Demokratëve në korrik ishte veshur me të bardha.
Dje kur ajo foli para mbështetësve pas humbjes, ajo kishte veshur rroba të zeza me kombinim të vjollcës.
Edhe bashkëshorti i saj dhe ish-Presidenti, Bill Klinton kishte vënë një kravatë që përshtatej me ngjyrat e gruas së tij.
Veshja e dyshes Hillary – Bill nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit e tyre në Tëitter.
“Ngjyra vjollcë është thirrje për unitet”.
Simbolikisht dihet se shtetet amerikane që votojnë republikanët njihen si ‘’shtete të kuqe’’, kurse ato që votojnë demokratët njihen si ‘’shtete të kaltra’’. Ndërsa, me përzierjen e këtyre dy ngjyrave përfitohet ngjyra vjollcë.
/Telegrafi/



