Hapen konkurset për punonjës psiko-social në shkolla, Kushi: Shtohen 235 punonjës të rinj

Hapen konkurset për punonjës psiko-social në shkolla, Kushi: Shtohen 235 punonjës të rinj

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi njofton hapjen e konkurseve për tu bërë pjesë e shërbimit psiko-social në shkolla.

Siç ju kemi informuar edhe më parë, këtë vit të ri shkollor kemi vendosur që shërbimit psiko-social në shkollat tona t'i shtohen edhe 235 punonjës të rinj në të gjithë vendin.

Ky vendim ka si qëllim rritjen e mëtejshme të cilësisë së këtij shërbimi dhe mbulimin më të plotë të shkollave në të gjithë territorin, përfshirë edhe zonat periferike dhe të largëta.

Ministrja shton se këtë vit, këta punonjës do të kenë në dispozicion edhe paketën e dokumenteve të miratuara së fundmi në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, standardet e përgjithshme profesionale, parimet e etikës dhe udhëzuesin për praktikën e punës. Këto do të ndihmojnë ndjeshëm në përmirësimin, standardizimin dhe monitorimin në mënyrë të unifikuar dhe të vazhdueshme të punës së tyre. 

Dua të ftoj të gjithë kandidatët e interesuar për t'u punësuar në shërbimin psiko-social në shkolla që të aplikojnë sipas procedurave të konkurimit që sapo janë shpallur në të gjitha Drejtoritë Rajonale të Arsimit Parauniversitar.

Informacionet e nevojshme, kriteret dhe afatet përkatëse mund t'i gjeni në çdo drejtori rajonale dhe zyrë arsimore vendore në çdo bashki të vendit. Suksese të gjithë kandidatëve!

Vendet e lira për Durrësin

Vendet e lira për Lezhën

Vendet e lira për Korçën

Vendet e lira për Fierin

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy