
Një emigrant shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur gjatë së mërkurës në Itali.
Viktima është 42-vjeçari Indrit Maloku, i cili u aksidentua përgjatë autostradës A4 të Brescia, pasi makina me të cilën udhëtonte u përplas me një kamion.
Shqiptari me banim në Castiglion Fiorentino, vdiq i shtypur mes llamarinave të makinës së tij.
Makina tip Peugeot 3008 me të cilën udhëtonte Maloku, u përplas me një kamion me targa polake, i cili kishte ndezur sinjalin për t’u futur në korsi.
Përplasja nuk i dha shpëtim shqiptarit, makina e të cilit u fut pjesërisht poshtë pjesës së pasme të mjetit të rëndë.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, ambulanca dhe policia, por pavarësisht ndihmës së dhënë, shqiptari u deklarua i vdekur.



