Soko: Qeveria përdor zëvendësministrat si ‘letra higjienike’, po fshihet e vërteta për ngjarjet në polici

Soko: Qeveria përdor zëvendësministrat si ‘letra higjienike’, po fshihet e vërteta për ngjarjet në polici

Përfaqësuesi i ‘Nismës Thurje’, Pano Soko akuzon qeverinë për prepotencë dhe përdorimin e zëvendësministrave si "letra higjienike".

Ai denoncon mungesën e përgjigjes për shkresën lidhur me ngjarjet në polici dhe paralajmëron kalimin e materialeve në prokurori për zbardhjen e së vërtetës.

Qeveria jonë nuk ka ministra, por ka zëvendësministra që përdoren si letra higjienike, që mbaron njëri dhe zëvendësohet me një të ri. Nuk e kuptoj se ku e gjen ky ministër atë forcë për të treguar prepotencë, si të ishte ai që ka mbajtur në bukë këta njerëz.

Ky klloun letrar, një anonim patetik, flet sikur ka kapur qiellin me dorë. U bë ky të etiketojë njerëzit dhe të japë përgjegjësi për çfarë ka ndodhur me policinë. I kemi dërguar një shkresë, por askush nuk u kujtua të kthejë përgjigje.

Do ia kalojmë ne materialet prokurorisë, madje edhe nëse ai nuk ia ka dërguar, apo nëse familja heq dorë, ne do ta çojmë prokurorisë. Këtu po mundohet të fshihet e vërteta, po mundohet të fshihet e bardha me të zezën në ditën me diell.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy