Biden: Lideri i ardhshëm i NATO-s mund të jetë britanik
Ministri i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace, do të ishte një lider “shumë i kualifikuar” i NATO-s, nëse ai nis një përpjekje për t'u bërë sekretar i përgjithshëm i bllokut ushtarak të udhëhequr nga SHBA, tha të enjten presidenti amerikan Joe Biden.
Duke folur pas një samiti me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak në Shtëpinë e Bardhë të enjten, Biden tha se Wallace, i cili ka shprehur një interes për të drejtuar NATO-n do të ishte një kandidat i përshtatshëm.
Megjithatë, Biden nuk e miratoi zyrtarisht Wallace, duke thënë se fillimisht duhet të krijohet një "konsensus brenda NATO-s" .
"Mbretëria e Bashkuar ka një kandidat që është një individ shumë i kualifikuar," u tha Biden gazetarëve në Uashington. “Ne kemi shumë diskutime mes nesh në NATO, për të përcaktuar se cili do të jetë rezultati i kësaj.”
Ndërsa Biden nuk e përmendi Wallace me emër, komentet e tij dukeshin si referencë për deklaratat që ministri i mbrojtjes bëri në maj, në të cilat ai tha se roli i NATO-s ishte një punë e dëshiruar prej tij.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Sunak ka qenë një mbështetës i zëshëm i kandidaturës së Wallace në NATO. Në samitin e G7 në Hiroshima, Japoni muajin e kaluar, Sunak tha se ish-ushtaratari britanik ishte "gjërësisht i respektuar", duke shtuar se fokusi i Wallace është aktualisht "në mbështetjen e Ukrainës".
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.