Tërmet 6.8 ballë në Marok, 296 viktima

Tërmet 6.8 ballë në Marok, 296 viktima

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.8 ballë të shkallës rihter ka goditur Marokun, duke shkaktuar të paktën 296 viktima.

Epiqendra ishte në Malet e Atlasit të Lartë, 71 km në jug-perëndim të Marrakeshit, në një thellësi prej 18.5 km, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA.

Tërmeti u shënua në orën 23:11 me orën lokale, ndërkohë që 19 minuta më vonë pati një pasgoditje 4.9 ballë.

Viktimat u shënuan në Marrakesh dhe disa zona në jug, njoftoi ministria e Brendshme.

“Sipas një raporti të përkohshëm, tërmeti vrau 296 njerëz në provincat dhe komunat e al-Haouz, Marrakesh, Ouarzazate, Azilal, Chichaoua dhe Taroudant”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se 153 persona janë plagosur dhe dërguar në spital.

Banorët kanë vendosur të qëndrojnë jashtë shtëpive të tyre në rast se qyteti do të preket nga pasgoditje të fuqishme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy