Kalemaj: Serbia shpenzon 1.5 mld euro për ushtrinë, Shqipëria më pak se dyfishin e 150 mln eurove që shpenzon Kosova

Kalemaj: Serbia shpenzon 1.5 mld euro për ushtrinë, Shqipëria më pak se dyfishin e 150 mln eurove që shpenzon Kosova

Politologu Ilir Kalemaj në MCN TV ka komentuar lidhur me riaktivizim të vatrave të tensionit në Lindjen e Mesme, në Ukrainë dhe Kosovë si dhe politikat e mbrojtjes dhe kapacitetet e ushtrisë shqiptare.

Kalemaj u shpreh se Rusia është duke zhvilluar një luftë hibride, ndërsa theksoi se Hamasi financohet nga Irani. Sipas tij, Serbia shpenzon 1.5 miliardë euro për ushtrinë, ndërsa Shqipëria më pak se dyfishin e 150 mln eurove që shpenzon Kosova.

Kemi dy anë të medaljes, njëra anë është ajo që po ndodh sot në botë, kemi përplasje të forta në disa fronte, njëra është ajo në Ukrainë që nuk është thjeshtë një tentativë pushtimi territori, por si një betejë qoftë frontale por dhe indirekte mes bllokut të NATOs dhe Rusisë. Dhe kjo luftë nuk po luftohet vetëm në kufirin lindor të Ukrainës, por dhe në Moldavi, në Gjeorgji, dhe natyrisht në Ballkanin perëndimor ku ndihet influenca ruse në ngjarjet e zhvilluara së fundmi në Kosovë. Ndërsa nga ana tjetër është konflikti izraelit që opinioni publik e njeh tashmë, është gati 70 vjeçar por çdo shenjë përkeqësimi, çdo akt terrorizmi, goditje civilësh të çon në një përshkallëzim si ai që ne pamë sot në mëngjes. Sulme me raketa ndaj civilëve dhe nga ana tjetër Izraeli që shprehet se lufta ka filluar. Hamasi është organizata që kontrollon rripin e gazës dhe financohet nga Irani. Kjo është Palestina e ndarë. Pra kemi rialijime të reja gjeopolitike që të lënë të kuptosh se kemi për të pasur vatra të nxehta që kërkojnë ushtri të përgatitura, municione.

Më tej ai shtoi se Serbia shpenzon 1.5 mld euro për ushtrinë, kaq është e barabartë sa të gjitha vendet e marra të Ballkanit Perëndimor shumëzim për dy, ndërsa u shpreh se Serbia po mobilizon ushtrinë ndërsa ka blerë dhe sistemin antiraketor.

Nëse Kosova shpenzon 150 mln euro, Shqipëria shpenzon më pak se dyfishin e kësaj shumë dhe vendet e tjera më pas sipas shkallës së ekonomisë së tyre, ndërkohë që Serbia shpenzon të paktën 10-fishin e këtyre shteteve. Serbia shpenzon shumë në shkallë ofensive ushtarake, e para që ka blerë sistemin anti-raketor kinez, jashtë Kinës dhe këto i ka bërë vitet e fundit. Pra është duke u mobilizuar.

Ndërsa lidhur me firmosjen e marrëveshjes së Shqipërisë para pak kohësh për blerjen e dronëve bajraktar, si mund të konsiderohet ky investim, Kalemaj tha se, “Çështja e helikopterëve qoftë tenderi apo remonti është bërë i tillë me dashje e cila i ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë qindra mln euro dhe sot nuk janë në funksion pune. Ndërkohë që kur bëhet fjalë për dronë bajraktarë janë dronë që kushtojnë një fraksion dhe shkojnë deri në 5 mln dollarë, janë përdorur gjerësisht në Ukrainë, ka blerë dhe Kosova. Kështu që në këtë sens është e mirëpritur që Shqipëria të pajisej me këta dronë, qoftë dhe për të kontrolluar territorin, por se sa do vihen në punë nga ushtria e Shqipërisë kjo ngelet për tu parë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy