Aksioni për sigurinë ushqimore/ Panariti: Në emër të standardeve shkatërrohet prodhimi, synimi hapja e kapitujve me BE (VIDEO)

Aksioni për sigurinë ushqimore/ Panariti: Në emër të standardeve shkatërrohet prodhimi, synimi hapja e kapitujve me BE (VIDEO)

Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, aksionin për sigurinë ushqimore ku nga e hëna, tregtimi i qumështit dhe produkteve të bulmetit pa faturë tatimore do të ndalohet kategorikisht nga autoritetet tatimore, e sheh në kuadër të plotësimit të kushteve për hapjen e kapitujve për në Bashkimin Europian.

Nga studio e “MCN Live”, Panariti tha se gjëja më e lehtë që i ka dalë Kryeministrit ka qenë formalizimi i tregut, që kush nuk del me faturë tatimore, do të zbohet nga tregu. 

Ai deklaroi se në emër të standardeve ne do të shkatërrojmë prodhimin dhe eliminohen të vegjlit.

Sipas tij, fshati do braktiset dhe do ngelen vetëm 4-5 prodhues të mëdhenj. 

Ajo që e shtyn qeverinë të marrë një veprim të tillë drastik por edhe eliminues, vjen nga perspektiva e hapjes së shpejtë të kapitujve me Bashkimin Europian. Unë mendoj se brenda këtij viti do hapen tre kapituj për bujqësinë. 

Përballë presionit nga Brukseli vjen një nismë e tillë. Ndërkohë që për skandalet ushqimore nuk ka pasur ndonjë reagim nga institucionet e fushës. Askush nuk ka marrë mundimin të dalë në një konferencë për shtyp dhe të thotë se është gjetur X ndotës. 

BE e ka bërë të qartë se nuk do të ketë tolerim për negociatat për bujqësinë, nëse nuk garantohet formalizimi dhe gjurmueshmëria.

 Gjëja më e lehtë që i ka dalë Kryeministrit ka qenë formalizimi, që nga nesër kush nuk del me faturë tatimore, do të zbohet nga tregu. Ndërkohë të mëdhenjtë i kanë Nipt-et janë të mirëstrukturuar, janë dhe përfitues të fondeve të BE. Dhe në kuptimin formal në raport me BE-në je në rregull. 

Do asgjësohen shumë prodhues se 90% e prodhuesve shqiptarë nuk janë të gatshëm për tu formalizuar dhe konform cilësisë dhe sigurisë siç kërkohet, që nga identifikimi dhe certifikimi i bagëtive. 

Për dy vite e gjysmë ke pesëfishim të importit të qumështit pluhur. Duhet të ketë një AKU dhe institucione që të bëjnë verifikimet.

Nuk mund të shkrish AKU se është pjesë e ligjit për ushqimin, duhet të aborgosh ligjin për ushqimin. Në këtë rast kemi një amulli, askush nuk e di se çfarë do të bëhet. Edhe pse AKU nuk ka funksionuar pasi kontrollorët nuk kanë dalë në terren.

Kemi një risk të madh që jo vetëm do të eliminohen një pjesë e të vegjëlve. Për faturën tatimore, nuk e ke, ik! Brenda pesë vitesh kemi më shumë se përgjysmim. Me 37 milionë euro që i jep bujqësisë, çfarë pret. 

Fshati po braktiset, do ngelen 4-5 operatorë të mëdhenj. Edhe përpunuesit e qumështit që kanë një emër, do blihen nga brandet ndërkombëtare, do të zhbëhen. Ata do të jenë pika fundore e prodhimit të tyre. 

E dini sa miliona litër qumështi pluhur ndodhet stok në vendet e BE, duke qenë se kostoja e qumështit tonë është i lartë, atëherë qumështi shqiptar është i penalizuar të dalë jashtë loje. 

Në emër të standardeve ne do të shkatërrojmë prodhimin dhe me eliminimin e të vegjëlve. Dënimi me vdekje është bërë dhe ai do dalë gradualisht nga skena. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy