Panelet diellore, Syla: Qeveria u ngut, panelet fotovoltaike janë më efektive

Panelet diellore, Syla: Qeveria u ngut, panelet fotovoltaike janë më efektive

Qeveria do të subvencionojë me 70% të vlerës panelet diellore për ngrohjen e ujit. Strategjia për të cilën nga sot janë hapur aplikimet oline është e mangët dhe me eficiencë të ulët, sipas Lulzim Sylës, ekspert energjie në Kosovë. Në MCN Economy, ai tha se zgjidhje më efektive do të ishin panelet fotovoltaike, të cilat do të bënin të mundur vënien në funksion të më shumë pajisjeve.  

Është gabim teknik. Eficenca është pothuajse e barabartë me panelet termike. Duhej të mbështeteshin edhe panelet fotovoltaike. Përdorimi i paneleve solare do të krijonte mundësinë të kursehej energji edhe për pajisje të tjera. Të njëjtin model e kam rekomanduar edhe te qeveria e Kosovës. Vetëm përmes një fondi 20-30% ne do të mund të implementonim 100 megavat energji solare fotovoltaike. Është bërë ngutje për të dalë me një plan sa më shpejt. Ka kufizim të numrit të produkteve që do të prekeshin. Mund të kursehet 10-40% të energjisë. Nuk janë bërë analiza të mirëfillta.

Syla tha se në Kosovë, qeveria ka krijuar një komitet për energjinë dhe po punohet për të siguruar energjie elektrike nga importi në rast të përkeqësimit të situatës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy