
16 familje në lagjen Skënderbeg në Lezhë, kanë protestuar orët e para të së enjtes, pasi ende nuk kanë marrë çelësat e apartamenteve të rindërtuar pas tërmetit. Ata thonë se punimet kanë përfunduar katër muaj më parë, ndërsa ende nuk kanë marrë banesat përkatëse.



