Vrasja e 35-vjeçarit grek, protestë me tone raciste para Ambasadës së Shqipërisë në Athinë

Vrasja e 35-vjeçarit grek, protestë me tone raciste para Ambasadës së Shqipërisë në Athinë

Vrasja e 35-vjeçarit Kostandinos Kaçifas, pasditen e djeshme gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë në Bularat të Gjirokastrës, është pasur nga reagimi zyrtar i Greqisë.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp,  thuhet se Athina zyrtare e ka ndjekur që nga momenti i parë, incidentin në fshatin Bularat të Shqipërisë, ku një shtetas grek raportohet të ketë hapur zjarr me armë kallashnikov kundër një makine të policisë shqiptare, e cila tentoi arrestimin e tij. Ministria e Jashtme greke e cilëson të papranueshëm faktin që operacioni precipitoi me humbjen e një jete njerëzore dhe kërkon nga autoritetet zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat humbi jetën qytetari grek.

Ndërkohë, nuk ka munguar përgjigjja edhe nga pala shqiptare. Kryeministri Rama me anë të një statusi në rrjetin social “Tuiter”, u shpreh se në vend që ta quajë të papranueshme humbjen e jetës së një të “fantaksuri”, i cili qëlloi me armë ndaj policisë, Greqia duhet t’i bashkohet Shqipërisë për t’u lutur dhe falënderuar Zotin për jetët që shpëtuan nga shkëmbimi i zjarrit.

“Fqinj të dashur! Në vend ta quani të papranueshme humbjen e jetës së një të fandaksuri që qëlloi me plumba luftarakë mbi policinë tonë, e cila bëri vetëm detyrën e saj, bashkohuni me ne në falënderimin e Zotit që asnjë jetë e pafajshme nuk humbi sot nga marrëzia ekstremiste”, thuhet në reagim.

Reagimi në Athinë shkoi përtej një deklarate të thjeshtë zyrtare. Një grup protestuesish u mblodhën para Ambasadës së Shqipërisë, duke mos kursyer thirrjet raciste ndaj shqiptarëve.

“Shqiptarët vrasës, po vrisni vëllezërit tonë në tokën greke”, ishte një nga thirrjet e dëgjuara gjatë tubimit para Ambasadës së Shqipërisë në Athinë. Ndërsa në një tjetër thirri: “Çekiç dhe zjarr për qentë shqiptarë”.

Ata kanë tentuar të futen më forcë në ambasadën shqiptare në Greqi, por policia greke ka rrethuar godinën më forca të shumta sigurie.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy