Po humbasin vlerat e familjes, 5650 divorce në vit (V IDEO)

Po humbasin vlerat e familjes, 5650 divorce në vit (V IDEO)

Numri i lartë i divorceve tashmë në rritje vitet e fundit, po tkurr familjet shqiptare. Me shtimin e zgjidhjes së martesave po humbasin edhe vlerat e familjes.

Ky është alarmi që ngre avokati, Ervin Muja, i cili në një intervistë për Tema Tv thotë se divorcet në Shqipëri po njohin një trend rritës, më të madhin në Europë krahasuar kjo me numrin e popullsisë.

Avokatit Muja duke i rënë jo pak të paraqitet në gjykatë për zgjidhjen e martesave te çiftet, ai ka konstatuar jo pak arsye që i çojnë dy bashkëshortët drejt këtij vendimi, që nga dhuna në familje, emigracioni dhe varfëria e tejskajshme.

Por në jo pak raste avokati sheh shqetësuese edhe disnivelin e lartë arsimor mes çiftit, pse jo edhe rrjetet sociale, si shkaktarët e zgjidhjeve të martesave.

Por si mund t’i jepet fund këtij fenomeni tepër shqetësues, për familjet shqiptare?

Vetëm në vitin që lamë pas në sallat e gjyqeve, në vendin tonë janë zgjidhur  5650 divorce. Nga 100 martesa, 17 prej tyre kanë rezultuar në divorce.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy