“Katrori”, me regjisorin suedez Roben Ostlund, fitoi çmimin e parë në festivalin e filmit në Kanë. Filmi suedez ishte një prej 19 produksioneve që garonin për “Palmën e Artë, në 70-vjetorin e festivalit të filmit.
Kritikët kishin vlerësuar si tre më të mirët, dramën franceze “120bpm”, thrillerin “Good Times” dhe filmin romatik rus “Loveless”, si më të mirët dhe surpriza vjen për filmin suedez. Juria që vlerësoi si më të mirën filmin suedez, drejtohej nga regjisori spanjoll Pedro Almodovar shkruan Daily Mail.
Në filmin “Katrori”, në rolin kryesor është aktori Claes Bang bashkë me aktorin britanik Dominic Ëest dhe aktoren Elisabeth Moss në role mbështetëse. Megjithëse mori kritika të mira, askush nuk e priste që filmi të merrte Palmën e Artë.
Filmi përqëndrohet tek Kristiani, personazhi i Bang, ndërsa galeria e artit që ai drejton përgatitet për një ekspozitë të re. Ndërkohë, jeta e tij private nis të bëhet kaotike, pasi e grabisin dhe ai kërkon kthimin e pronës së tij në mënyra të jashtëligjshme.



