
Ivanka Trump, vajza dhe njëkohësisht këshilltarja e Presidentit në largim, Donald Trump, së shpejti mund të publikojë një libër të tretë, për të folur mbi të vërtetat e saj.
Vajza e Trump, me një karrierë politike të suksesshme në horizont, nuk e ka përjashtuar mundësinë e një libri të tretë sapo të largohet nga Shtëpia e Bardhë.
Ky libër do të vi si një përgjigje e kritikave dhe përvojës së saj gjatë katër viteve të fundit në Shtëpinë e Bardhë.
"Ajo mbajti shumë shënime gjatë kësaj periudhe dhe dëshiron të tregojë të vërtetën për shumë çështje, si dhe t'u përgjigjet kritikave që janë ngritur. Ivanka dëshiron të thotë fjalën e saj edhe për marrëdhënien me Zonjën e Parë, Melania Trump” thonë disa burime për New York Post.



