Pesë persona janë vrarë dhe 32 të tjerë janë plagosur nga një sulm me raketa ruse në qytetin port të Odesës në Detin e Zi, tha guvernatori rajonal më 29 prill, disa orë pasi presidenti Volodymyr Zelensky bëri thirrje për dërgesa më të shpejta të armëve të nevojshme për trupat ukrainase.
Sulmi i cili ndodhi në mbrëmje vrau tri gra dhe një burrë, tha guvernatori Oleh Kiper në Telegram. Ai raportoi më vonë se një burrë tjetër vdiq nga një goditje që pësoi si pasojë e sulmit.
Nga 32 personat e lënduar, 25 janë në spital, tha ai. Mes tyre janë dy fëmijë, njëri 16 dhe tjetri 5 vjeç, si dhe një grua shtatzënë.
Fëmija 5-vjeçar është në gjendje jashtëzakonisht të rëndë, tha ai, duke shtuar se gjashtë nga të rriturit janë në gjendje të rëndë.
Zelensky i bëri komentet e tij më herët në Kiev në një konferencë të përbashkët me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg.
Ai tha se sasi të vogla armësh dhe municionesh kishin filluar të mbërrinin në Ukrainë, por kërkoi që dërgesat të kenë vrull më shpejt në mënyrë që të jenë të dobishme.
Një fluks armësh pritet të rrjedhë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden nënshkroi një paketë me ndihmë ushtarake prej 61 miliardë dollarësh të vonuar javën e kaluar.



