“Dumani po sillet si punonjës i UKT-së!”, Këlliçi: Protesta do vazhdojë derisa Veliaj të shkojë para drejtësisë (VIDEO)

“Dumani po sillet si punonjës i UKT-së!”, Këlliçi: Protesta do vazhdojë derisa Veliaj të shkojë para drejtësisë (VIDEO)

Anëtari i Kryesisë së PD-së Belind Këlliçi tha në MCN Live se protesta para godinës së Bashkisë së Tiranës do vazhdojë çdo të premte derisa Erion Veliaj të dalë para drejtësisë.

Këlliçi theksoi se deri më tani kreu i SPAK-ut Dumani e ka deklaruar vetëm me fjalë që s’është koleg i Veliajt, pasi me vepra është vartës i tij, ose thënë ndryshe “po sillet si një punonjës i UKT-së”.

 

Drupal Ad

 

 

 

"Ajo protestë do vazhdojë derisa Veliaj të shkojë para drejtësisë. Do vazhdojë çdo të premte. Sot do ketë një mbledhje të Kryesisë për të vendosur për një protestë kombëtare. Por ne s’do të ndalemi, kjo protestë do bëhet sistematikisht, derisa organet e drejtësisë të veprojnë. Për asnjë zyrtar deri tani drejtësia s’ka pasur këtë ngurim për t’i përmendur emrin. 8 orë pasi u mor në pyetje Veliaj tha që unë shkova te kolegët. Të nesërmen u tall Veliaj me Dumanin dhe shkoi mbolli pemë. Dumani me të drejtë tha që kolegë kam prokurorët e SPAK-ut. Me fjalë Dumani ka thënë që s’jam koleg me Veliajn, me vepra është punonjës i Ujësjellës-Kanalizimeve, vartës i Veliajt. Ta provojë me vepra, jo me fjalë. Ky s’është etiketim dhe sulm ndaj Dumanit, kjo është thirrje publike. Jemi bërë si ndihmës prokurorë dhe OPGJ, duke ia çuar punën SPAK-ut të kopsitur. Për këtë punë që kemi bërë do kërkojmë edhe llogari. Ama jo të veprohet me dy standarde. Është punë vullnetare që është bërë. Është fryt i një vit e dy muaj lexim, përpunim materiali, janë juristë, ekspertë kontabël, financiar, që janë pjesë e grupit të ekspertëve të PD”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy