Paracetamoli dhe autizmi/ Doka: Deklarata e Trump krijoi konfuzion, duhen prova shkencore për të vërtetuar rrezikun gjatë shtatzënisë (VIDEO)

Paracetamoli dhe autizmi/ Doka: Deklarata e Trump krijoi konfuzion, duhen prova shkencore për të vërtetuar rrezikun gjatë shtatzënisë (VIDEO)

Presidenti Donald Trump deklaroi së fundmi se përdorimi i Tylenol-it, që në Shqipëri njihet si paracetamol, gjatë shtatzënisë mund të ndikojë në lindjen e fëmijëve me çrregullime të spektrit autik.

Mjeku logoped Gjergji Doka, i ftuar në emisionin “MCN Informacion”, u shpreh se deklarata e Trump ishte shokuese dhe bombastike, por do duhej kohë të vërtetohet dhe mbështetet në prova shkencore të besueshme.

Kanë ekzistuar studime sporadike që kanë ngritur hipoteza për një lidhje të mundshme midis përdorimit të paracetamolit gjatë shtatzënisë dhe çrregullimeve në zhvillimin neurologjik të fetusit, përfshirë autizmin. Por këto studime nuk janë marrë seriozisht, pasi nuk kanë qenë të mirëfillta dhe nuk janë bazuar në mostra të gjera apo të kontrolluara shkencërisht. 

Logopedi Doka kujton se për vite me radhë, paracetamoli ka qenë i vetmi preparat që rekomandohej nga mjekët për përdorim të kujdesshëm gjatë shtatzënisë, ndryshe nga shumë ilaçe të tjera që kanë efekte të provuara negative mbi zhvillimin e fetusit.

Paracetamoli është konsideruar për vite si ilaçi më i sigurt për përdorim gjatë shtatzënisë.

Autizmi është një çrregullim kompleks me shkaqe të ndryshme dhe se nuk ka ende prova të qarta që lidhen me përdorimin e këtij medikamenti.

Autizmi është një çrregullim multifaktorial dhe i shumëplanësh. 

Nuk ka një shkaktar të vetëm, dhe shkencërisht nuk është provuar që paracetamoli të jetë ndër to. Prandaj, deklarata të tilla të pabazuara nuk ndihmojnë, përkundrazi krijojnë panik dhe hutim te prindërit dhe gratë shtatzëna.

Nëse do të vërtetohej në të ardhmen një rrezik i tillë, atëherë do të lindte një nevojë reale për të gjetur një alternativë të sigurt për dhimbjet dhe temperaturën gjatë shtatzënisë por deri më sot, as Bashkimi Evropian dhe as komuniteti shkencor ndërkombëtar nuk kanë mbështetur pretendime të tilla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy