Temperaturat zbresin në -18 gradë/ Llogaraja nën petkun e dëborës, Dibra pa energji elektrike

Temperaturat zbresin në -18 gradë/ Llogaraja nën petkun e dëborës, Dibra pa energji elektrike

Parku kombëtar i Llogoras është zgjuar këtë mëngjes i mbuluar nga reshjet e dëborës. Bora e rënë gjatë mbrëmjes se të shtunës arriti në10 cm, por pavarësisht reshjeve nuk u krijuan probleme në qarkullim.

Makinat borëpastruese kanë pastruar rrugët për të shmangur çdo bllokim të mundshëm të automjeteve, duke qenë në shërbim gjatë gjithë natës.

Edhe në juglindje të vendit situata është normalizuar gjatë orëve të natës. Nga informacionet e deritanishme të gjitha akset nacionale janë të hapura, por duhet treguar kujdes në qarkullim.

Trashësia e dëborës shkon nga 10 cm deri në 40 cm, ku fshati Dardhë në Korçë, është  mbuluar tërësisht nga dëbora. Në këtë fshat e po ashtu në Qafën e Qarrit, drejtuesve të mjeteve u rekomandohet të përdorin gomat dimërore.

Për shkak të motit ekstrem në këtë qark, mëngjesin e kësaj të diele, temperaturat në zonat më të thella malore zbritën në -18 gradë. Njësitë administrative në Pogradec, Dardhasi, Proptishti dhe Trebinjë, njësitë administrative në Maliq, Gorë dhe Moglicë, si dhe njësitë administrative në Korçë, Vithkuq dhe Lekas, situata paraqitet e vështirë për sa i përket reshjeve të borës.

Jo vetëm për shkak të trashësisë së borës, por edhe për shkak të temperaturave të ulëta, që kanë krijuar ngrica, duke vështirësuar qarkullimin në këto njësi administrative.

Gjithashtu gjatë natës së mbrëmshme termometri në qytetin e Peshkopisë ka shënuar vlerën më të ulët -16 gradë nën zero, ndërsa në zonat e thella temperaturat kanë shënuar edhe më shumë.

Ngricat dhe akulli në rrugë ka bërë që të shtohen problemet. Zonat e thella të Lurës, Selishtës, Reçit, Luznisë, Sllovës, dhe Kalasë së Dodës janë të izoluara, dhe prej 72 orësh një pjesë e tyre janë edhe pa energji elektrike.

Pa energji elektrike vijojnë prej 72 orësh edhe 3 Njësi Administrative në Bulqizë, Krasta, Ostreni, Trebishti dhe disa fshatra në Tërnovë. Një pjesë e qytetit të Peshkopisë është pa ujë të pijshëm, për shkak se tubacionet kanë ngrirë si pasojë e temperaturave shumë të ulëta.

Situata rrugore është përmirësuar, por gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, drejtuesit e mjeteve duhet të jenë më të kujdesshëm, pasi ka ngrica.

Policia apelon për përdorimin  e gomave të dimrit dhe zinxhirëve. Drejtuesit e mjeteve duhet të shmangin lëvizjet e panevojshme, dhe të reduktojnë shpejtësinë.

Aksi Peshkopi - Tiranë kalohet pa probleme, por duhet të tregohet kujdes në baypasin e Murrizit gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit.

Aksi Ura e Çerenecit - Librazhd kalohet me zinxhirë

Aksi Peshkopi - Kala e Dodës - Kukës kalimi me zinxhirë nga Ura e Veleshicës drejt Vasies

Aksi Peshkopi - Draj Reç - Kukës kalimi pjesërisht me zinxhirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy