Kosova/ Milo: VV favorite, nëse opozita vjen në pushtet s’do kërkojë pozita maksimaliste në dialogun me Serbinë 

Kosova/ Milo: VV favorite, nëse opozita vjen në pushtet s’do kërkojë pozita maksimaliste në dialogun me Serbinë 

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi zgjedhjet në Kosovë mendon që do të ketë ripërsëritje të raporteve të zgjedhjeve të mëparshme parlamentare. Milo theksoi se shumica e shqiptarëve të Kosovës e mbështesin kartën kryesore të VV-së që lidhet me mbrojtjen e interesave të vendit në raport me kërcënimin serb. 

Si në çdo fushatë, edhe kjo e fundit që do bëhet më 9 shkurt në Kosovë, nuk ka ndonjë ndryshim substancial. Tani është VV që kryeson qeverinë, ndërkohë që partitë tradicionale të pushtetit, PDK, LDK, janë në opozitë, përfshi AAK-në. Ka akuza me tepëricë. Nuk shoh veçse një ripërsëritje të raporteve të zgjedhjeve të mëparshme parlamentare. Partia favorite nga sondazhet është VV. Vetëvendosje ndërkohë që ka shumë asete pozitive, ka edhe disa prirje që të kujtojnë qëndrime të gabuara në lidhje me administrimin e pushtetit, apo tejkalimin e masës së pushtetit për zgjidhjen e problemeve që kanë ngjallur reagime. Karta më e fortë e VV është ajo e mbrojtjes së interesave kombëtare të Kosovës, në raport me kërcënimin që vjen nga Serbia, dhe kjo në një masë të madhe të shqiptarëve të Kosovës është mbështetëse. Besoj që përtej VV-së edhe partitë e tjera s’janë për krijimin e asociacionit me pushtet ekzekutiv. Por duke qenë se asociacioni është kërkuar me këmbëngulje nga BE dhe SHBA, dhe Kurti e VV kanë paguar një lloj takse, opozita e shfrytëzon duke goditur këtë qasje të qeverisë Kurti me aleatët. Shqiptarët e Kosovës janë të prirur që kur flitet për kërcënimin serb të mbështesin VV-në. E luan Kurti këtë kartë”.

Milo e konsideroi e konsideroi një “thikë me dy presa” daljen e PDK-së me një kandidat të ri, Bedri Hamzën. 

Nuk kam njohje personale me kandidatin për kryeministër të PDK (Bedri Hamza). Është një zgjidhje taktike për të vendosur si kandidat një figurë të re, që rrezaton aspekte pozitive në raport me historinë e Kosovës dhe aktualitetin. Duke qenë një figurë që s’mund të akuzohet do të tërheq një numër të madh njerëzish sidomos në zonat tradicionale. Një kandidat i ri, aq sa ka shanse të jetë i suksesshëm, po aq ka shanse të dështojë, dhe varet shumë si do performojë, me ç’program do dalë dhe ç’premtime do të ketë, dhe sa njerëzit do shikojnë një figurë udhëheqëse për nesër. Është një thikë me dy presa”.


Unë mendoj se do ketë dy boshte në Kosovë, boshti i brendshëm, lufta kundër korrupsionit dhe politikave sociale, dhe boshti i dytë, qëndrimi ndaj Serbisë dhe të ardhmes së Kosovës në raport me njohjen dhe dialogun”, shtoi Milo. 

Ai tha se nëse opozita e Kosovës vjen në pushtet pritet të mos ketë pozita maksimaliste si Kurti, në dialogun me Serbinë. 

Nëse vjen në pushtet opozita s’e ka qasjen maksimaliste të Kurtit, që e lidh asociacionin me njohjen e ndërsjelltë. Nëse vjen opozita në pushtet, do ketë qasje më të butë në dialogun Serbi-Kosovë. Do ketë një përmirësim të marrëdhënieve me BE-në dhe SHBA-të dhe mund të jenë të prirur për të mos mbajtur pozita maksimaliste, dhe mund të ofrohet një kompromis i ndërmjetëm”, u shpreh ai. 

Milo tha se SHBA është e vendosur për të penalizuar kompaninë serbe të industrisë së naftës.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy