Deromemaj: Alibeaj është minorancë, s’mund të diktojë proceset brenda PD-së! (VIDEO)

Deromemaj: Alibeaj është minorancë, s’mund të diktojë proceset brenda PD-së! (VIDEO)

Kryetar i degës së PD Vlorë Genc Deromemaj deklaroi në MCN Live se grupimi i Enkelejd Alibeajt është faktuar si minorancë dhe s’mund të minojë proceset e brendshme në PD.

Për fat të keq një grup shumë i vogël i drejtuar nga Alibeaj vazhdon të mos pranojë vullnetin e demokratave, dhe kërkon të prish këtë proces që ka nisur në të gjithë Shqipërinë, lidhur me strukturat e PD. Alibeaj është minorancë e faktuar dhe s’mund të diktojë proceset e brendshme të PD”.

Ndërsa analizoi zgjedhjet në degët e PD, Deromemaj thotë se procesi ka shkuar mirë, duke u shprehur se ideja se ka një ndarje në dy kampe është një zhurmë mediatike e inskenuar.

Në degën e Selenicës çdo gjë ka shkuar shumë mirë, pjesëmarrja ka qenë maksimale. Në Vlorë ka disa anëtarë që kanë mendimet e tyre ndryshe, por në mënyrë absolute nuk e kundërshtojnë. Pastaj veprimet e individëve që ndërmarrin nisma përçarëse, për ata nuk kam ça të them. Në Himarë çdo gjë ka shkuar shumë mirë. Në Sarandë është tentuar të bëhet një ngritje grupi pune të përbashkët për të gjetur mangësitë lidhur me procesin, besoj do shkojë mirë. PD është në rrugë të mbarë, dhe në muajit në vazhdim bashkimi do ndodhë. Pavarësisht zhurmës mediatike të inskenuar se po ndahemi në dy kampe, realisht nuk është kështu“.

Po ashtu Deromemaj u shpreh i bindur që PD në zgjedhjet e ardhshme do jetë fituese në tre bashki, ndërsa ishte skeptik sa i takon mundësisë që Alibeaj të tërhiqet nga ankimimi.

Në zgjedhjet e ardhshme PD do jetë fituese në tre bashki. Kam bindjen se Selenica, Saranda, por besoj edhe Vlora do drejtohen nga një përfaqësues i të djathtës. Besoj se më e keqja lidhur me bashkimin e demokratëve ka kaluar. PD-në mund ta bashkojë vetëm vota. Çdo lloj mekanizmi s’mund të shkojë dot kundër vullnetit të anëtarëve të PD”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy