Eksperti i sigurisë Faik Basha në ‘MCN Live’ ka komentuar lidhur me pendimin e Artan Tafanit, anëtarë i grupit të Laert Haxhiut i cili zbërtheu dhjetëra vrasje. Ai tha se nuk mund ta konsiderojë megaoperacion “Never Forget”, më shumë se një ‘telebingo’ për policinë e shtetit duke mos ditur as sa të arrestuar ka.
Sipas tij, me këto 16 vepra janë dashur organizime, punë, por struktura e policisë dhe prokuroria nuk ka mundur të faktojë vetë por është dashur të kapet rastësisht një nga anëtarët e kësaj bande dhe kjo ka qenë suksesi i këtij operacioni.
Nuk besoj se është një megaoperacion, dimë që është arrestuar e dashura e njërit prej tyre në Elbasan, e dashura e Laert Haxhiut, por nuk dimë sa të arrestuar ka. Pa hedhur poshtë një punë të mirë të bërë nga strukturat e policisë dhe prokurorisë, një vepër të tillë nuk mund ta kalosh pa e vlerësuar, por ajo që mendoj unë në këtë është një telebingo që mund ti bjerë policisë me një të dobët në këtë zinxhirë. Me këto 16 vepra janë dashur organizime, punë, hetime pra struktura e policisë dhe prokuroria nuk ka mundur të faktojë vetë, por është dashur të kapet rastësisht një nga anëtarët e kësaj bande dhe kjo ka qenë suksesi i këtij operacioni.
Më tej ai tha se pozitive në të gjithë këtë operacion mund të konsiderohet mungesa e ministrit të Brendshëm gjatë konferencës për media të drejtorit të policisë.
Mungesa e ministrit të brendshëm më duket pozitive. Është drejtori i policisë, drejtuesit e prokurorisë që kanë për detyrë të ndjekin këto çështje dhe besoj se kjo është gjëja më e mirë e këtij operacioni. E rëndësishme është të presim dhe sa prova ka siguruar policia se jemi në fazat e para të tij.
Basha shtoi se ajo që tashmë kemi, është frika e Artan Tafanit ajo që e ka çuar drejt një rrëfimi në polici. Sipas tij, Tafani ka menduar se do ti kryej një atentata të cilën e ka parë dy herë dhe kështu e ka parë të arsyeshme të rrëfehet për të pasur një mbrojtje më të mirë për të dhe familjen dhe veten e tij.
Unë shoh një përpjekje nga Drejtori i Policisë për të ndryshuar atmosferën në Policinë e Shtetit, por qmë shumë më duëket si i vetëm në ishull, ka një eksperiencë të gjatë në drejtimin e policisë, nuk i mungon aftësia e drejtimit, por ajo që ne kemi parë kohët e fundit dhe mendojmë se do dalin akoma më shumë nga zbulimi që kanë bërë belgët nga telefonat që janë zbërthyer, shumë kolegë që sot i ka në krahë nuk do ti ketë më sepse janë të përfshirë. Drejtori i përgjithshëm i ka rritur përpjekjet, por nuk është se do ketë ndonjë sukses të madh, demoralizimi i punonjësve të policisë është parë dhe në operacionet e fundit, janë të pamotivuar, të papërgatitur, s’kanë një përvojë të mjaftueshme për të përballuar shërbime të tilla.



