Në vijim të aksionit “Bregdeti ynë”, IKMT ka mbërritur sërish sot në Vlorë në zonën e Plazhit të vjetër, Pylli i Sodës.
Aktualisht nga IKMT deri tani janë prishur rreth 30 objekte nga 40 në total që parashikon aksioni në zonën e Pyllit të Sodës.
Vetëm gjatë ditës së sotme janë parashikuar dy objekte për tu shembur, ndërkohë që aksioni i IKMT është mbështetur nga forcat e FNSH në raste problematikash.
Aksioni është cilësuar nga qytetar si mjaft i rëndësishëm për faktin e lirimit të hapësirave publike. Sipas qytetarëve zona e plazhit te vjetër dhe pyllit të sodës ishte zaptuar nga privatët duke penguar kështu krijimin e hapësirave publike.
Deri në këto momente nuk ka patur kundërshtime nga administratorët e njësive të shërbimit përgjatë zonës të cilët janë objekt i aksionit të IKMT.



