Lleshaj interpelancë për Teatrin: Nuk ndërhymë me iniciativën tonë, na e kërkoi IMT (VIDEO)

Lleshaj interpelancë për Teatrin: Nuk ndërhymë me iniciativën tonë, na e kërkoi IMT (VIDEO)

Ndërhyrja e policisë në Teatër u kërkua nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe jo nga ndonjë institucion shtetëror.Të paktën ky është versioni që dha këtë të enjte në parlament, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj gjatë interpelancës së thirrur nga deputetë të opozitës lidhur me ngjarjet e 17 Majit.

“Policia nuk shkoi vetë me iniciativë më 17 maj në mjediset e teatrit por u thirr, për të përmbushur detyrimin ligjor, policia u thirr nga policia bashkiake e IMT për të liruar një objekt që ishte pronë e bashkisë e kontrollohej nga një grup pa asnjë tagër, 27 muaj që kjo godinë e uzurpuar nga persona që skanë asnjë tagër ligjor”.

Për herë të parë ministri i Brendshëm pranoi se gjatë përplasjes së policisë me protestuesit u ushtrua dhunë, duke shtuar se policia u detyrua të reagonte me forcë në kushtet e rezistencës së disa aktivistëve

“Pse u përdor forca në 17 maj, apo dhuna? Policia u pengua me forcë për të ushtruar detyrën nga ata që mbanin të zaptuar teatrin e ata që tentuan me forcë të thyenin kordonin e sigurisë”.

I pyetur në lidhje me me mungesën e numrave të identifikimit të uniformat e disa efektivëve që ishin pjesë e operacionit, Lleshaj,  dha këtë përgjigje

“Cfarë i interesojnë një deputeti emrat e përvecëm të punonjësit të policisë. Nuk do i merrni kurrë emrat e policëve se skeni tagër për të kërkuar e hetuar për punonjësit, të vetmit që kanë tagër është prokuroria”.

Për sjelljen e policisë në 17 Maj aktivistë të Aleancës së Teatrit kanë bërë një kallëzim në SPAK, duke akuzuar forcat e rendit dhe eprorët e tyre për tentativë vrasje. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy