Kryeministri Rama njoftoi mbylljen e afërt të punimeve për rrugën Qukës – Qafë Plloçë, një projekt që vazhdon prej 15 vjetësh. Paskalino Ziko, nënkryetar i Bashkisë Pogradec, tha në studion e MCN TV se kjo rrugë do t’i japë hov turizmit në zonën e Mokrës, duke krijuar kushtet për zhvillimin e agroturizmit dhe njëkohësisht do të ndihmojë ekonominë lokale.
Një impakt të madh, kjo rrugë ka për zonën e Mokrës, një zonë me potencial në agroturizëm, por edhe me site arkeologjike dhe natyrore si ura e Golikut, varret ilire të Selcës, manastiri i Shën Marenës etj. Këto do të shtojnë ndjeshëm numrin e turistëve që vizitojën këtë zonë. Kjo do t’u japë hov biznesve të agroturizmit. Shumë banorë janë riktheyr për t’i shndërruar banesat e tyre në bujtina.
Do të ndërtohen dy tregje të akesueshme me këtë rrugë, gjë që do të ndihmojë fermerët e zonës. Nga Qukësi mund të aksesohet për 10-20 minuta zona e Mokrës me hapjen e kësaj rruge.



