
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka vlerësuar Patron, një qen i racës jack Russell, për zbulimin e qindra mjeteve shpërthyese që nga fillimi i pushtimit të Rusisë.
Patroni ishte bërë i famshëm javët e fundit, aq sa kishte profilin e tij në Instagram dhe u përjetësua në një mural.
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, përveç presidentit ukrainas, i pranishëm ishte edhe kryeministri kanadez Justin Trudeau.



