Një zëdhënës i ministrisë gjermane të Mbrojtjes tha sot se Gjermania ka miratuar dërgimin e 56 tankeve luftarake në Ukrainë.
Sipas Ministrisë, tanket të cilat janë të tipit Pbv 501, rrjedhin nga ushtria gjermanolindore e kohës së Luftës së Ftohtë dhe ishin shitur në Suedi, më pas rishitur në Republikën Çeke, e cila do t'i dorëzojë ato në Ukrainë.
Sipas Aktit Gjerman për Kontrollin e Armëve të Luftës, Këshilli Federal i Sigurimit duhet të miratojë në çdo kohë eksportin e armëve që kanë origjinën nga Gjermania.



