
Një 62-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet greke, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një djalë të mitur 12-vjeçar.
Sipas mediave greke, 62-vjeçari me origjinë shqiptare e ka ngacmuar seksualisht duke i treguar organet e tij gjenitale dhe më pas e ka kërcënuar me një thikë të miturin.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në një park në zonën e Chalandrit në qytetin e Selanikut. I mituri ishte duke luajtur me miqtë e tij në park kur 62-vjecari i është afruar me qëllim ngacmimin seksual duke i treguar organet e tij gjenitale, e më pas ai e ka kërcënuar me një thikë.
Policia ka arrestuar 62-vjecarin pasi është lajmëruar nga një i afërt i djalit 12-vjecar, sapo e ka vënë re këtë fakt.



