Tregu i verës, Elezi: Duhet të shtohen trefish sipërfaqet me vreshta dhe të ndërtohet një strategji kombëtare

Tregu i verës, Elezi: Duhet të shtohen trefish sipërfaqet me vreshta dhe të ndërtohet një strategji kombëtare

Somelieri Dashamir Elezi deklaroi në studion e emision “MCN Economy” se së paku duhet të shtohen dyfish ose trefish sipërfaqet e mbjella me vreshta rrushi për prodhimin e verës në Shqipëri.

Duke vijuar me shpjegimin e tij Elezi tha se prodhuesit e verës duhet të synojnë tregun e brendshëm, dhe se ai ndërkombëtar duhet të jetë hapi i fundit pasi buka e përditshme sigurohet nga konsumatorët në vendin tonë.

Sipas Elezit duhet një strategji kombëtare që të mos bëhet nga 2-3 aktorë por nga të gjitha hallkat.

Tregu ndërkombëtar duhet të jetë hapi i fundit për një prodhues, pasi është i njohur dhe i mirënjohur në tregun e tij, pasi bukën e përditshme duhet ta sigurojë nga tregu i brendshëm. A konsumohet verë në Shqipëri? Statistikat thonë po. Duhet të shtohen 2-fish 3-fish sipërfaqet e mbjella. Kjo s’do të thotë të zëvendësojë prodhimet e huaja pasi tregu është i hapur. Kam dëgjuar dhe nga të tjerë që duan të bëjnë një ligj që produkti shqiptar të jetë me detyrim, nuk ka më mirë se ligji i tregut. Në rast se keni një raport të mirë të cilësisë  së produktit me marketingun, në këtë rast zgjohet tregu, kureshtja dhe në këtë rast tregu hapet. Pseudolufta që bëhet këtu brenda është e gabuar pasi me luftë nuk fiton askush dhe të gjitha hallkat e këtij zinxhiri nga verëprodhuesi dhe institucionet duhet të kenë sinergji. Institucionet kanë detyrimet e kontrollit të cilësisë, ndërsa prodhuesit të rritjes së cilësisë.

Sipërmarrësit privatë kanë bërë punë të jashtëzakonshme, por është disi e pamjaftueshme pasi duhet një lloj organizmi brenda sektorit. Nuk duhet të humbin potencialet dhe të shkojnë dëm. Ka pasur mbështetje, por nuk kanë qenë të mirë adresuara, për të bërë një punë me strategji kombëtare duhet strategjia e më pas puna Strategjia duhet të bëhet nga të gjithë aktorët dhe jo nga 2-3 prodhues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy