Gjermani, arrestohen drejtuesit e një prej fabrikave më të mëdha ilegale të duhanit

Gjermani, arrestohen drejtuesit e një prej fabrikave më të mëdha ilegale të duhanit

Një fabrikë ilegale e prodhimit të duhanit, ndër më të mëdhatë në Gjermani, është vënë në sekuestro pas një aksioni të përbashkët të policisë gjermane, doganës, Zyrës Polake të Hetimit dhe Europolit.

Fabrika ndodhet në qytetin gjerman të Kranenburgut, në afërsi të kufirit me Holandën, dhe prodhonte 10 milionë cigare në ditë.

Dymbëdhjetë persona janë vënë në pranga. Ata janë shtetas polakë dhe ukrainas, të moshës 28-59 vjeç.

Në operacion u angazhuan 200 oficerë policie dhe u sekuestruan 11 milionë cigare ndërsa po ngarkoheshin në një kamion.

Kjo është fabrika e katërt e paligjshme që zbulohet në territorin gjerman. Humbja që i është shkaktuar shtetit gjerman prej saj përllogaritet në 1.5 milionë euro në javë.

Duke marrë parasysh faktin se ajo që qenë funksionale që prej vitit 2016, kjo humbje mund të shkojë në qindra miliona euro. Pjesa më e madhe e cigareve ishin të destinuara për tregun e zi në Britaninë e Madhe.         

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy