Kryebashkiaku i Gjirokastrës: Banorët e rrezikuar të evakuohen, marrim përsipër akomodimin

Kryebashkiaku i Gjirokastrës: Banorët e rrezikuar të evakuohen, marrim përsipër akomodimin

Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi ka reaguar lidhur me situatën e pazakontë të zjarreve në zonën e Lunxhërisë. Nëpërmjet një postimi në FB ai u bën thirrje banorëve të fshatrave ku ka zjarr që të evakuohen. Nga ana tjetër ai kërkon ndëshkim të ashpër për ata që kanë përgjegjësi për zjarrvëniet e qëllimshme.
"E pazakontë ajo që po ndodh në Gjirokastër, ku për fat të keq patëm edhe humbje në jetë njerëzore. Shpreh ngushëllimet për familjen Haxhiaj, që duhet të gjejë kurajo për të përballuar dhimbjen e thellë. Ndërkohë përsëris apelin për banorët e fshatrave që rrezikojnë nga flakët, të bashkëpunojnë me ekipet e emergjencave civile për t’u evakuuar. S’ka asgjë më të shtrenjtë sesa jeta. Nuk duhet neglizhuar rreziku që kanoset nga flakët. Bashkia Gjirokastër do të marrë përsipër akomodimin e përkohshëm të familjeve të evakuuara derisa të normalizohet kjo situatë. Të gjitha strukturat janë në terren për të bërë gjithçka munden për shuarjen e zjarrit. Rikujtoj autoritetet e tjera shtetërore t’i shkojnë deri në fund ndëshkimit për këdo që ka përgjegjësi për zjarrvëniet. Ata që luajnë me zjarrin, meritojnë të ndëshkohen me të gjithë ashpërsinë e ligjit."

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy