Masa e sigurisë ndaj tyre, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno paraqiten në SPAK (VIDEO)

Masa e sigurisë ndaj tyre, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno paraqiten në SPAK (VIDEO)

Dy gazetarët e kronikës Artan Hoxha dhe Elton Qyno janë paraqitur pak pas mesditës së sotme në SPAK, ndërsa Prokuroria e Posaçme ka caktuar si masë sigurie “detyrim paraqitje” ndaj tyre.

Artan Hoxha dyshohet si anëtar i dyshuar i një grupi kriminal, ndërsa Elton Qyno për korrupsion.

Gjatë operacionit policor ku janë të përfshirë dy gazetarët, mësohet se është arrestuar ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu, ndaj së cilës GJKKO caktoi më parë masën “arrest në shtëpi”, pasi emri i saj doli gjatë hetimeve për operacionin e SPAK “Plumbi i Artë 2”, për lidhje me grupet kriminale.

Gjithashtu, në pranga thuhet se u vu edhe ish-kreu i Gjykatës së Elbasanit Zihni Shahu, i cili dha dorëheqjen disa muaj pasi filloi procesi i vettingut.

Me urdhër të SPAK, forcat e policisë kanë ushtruar kontrolle të befasishme në ‘bazat’ e Suel Çelës.

Po ashtu mësohet se janë ushtruar kontrolle në disa biznese të mëdha në Elbasan, si dhe në banesat e familjarëve të personave të implikuar në ngjarje të mëdha kriminale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy