Lamtumira për Kryepeshkopin/ Rama: Ndahet nga mesi ynë si Anastasi i Shqipërisë

Lamtumira për Kryepeshkopin/ Rama: Ndahet nga mesi ynë si Anastasi i Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalimin e tij në ceremoninë mortore të Kryepeshkopit Anastas Janullatos, e cila u mbajt në katedralen “Ngjallia e Krishtit” në Tiranë.

Në fjalën e tij Rama theksoi se është e vështirë të gjendet në kujtesën tonë historike dikush i çfarëdo kombësie tjetër, që të jetë identifikuar me emrin e Shqipërisë sa Kryepeshkopi Anastas. 

Ai vet e dëshmoi në 33 vjet, dhe e dëshmon edhe sot, me trupin që la sot në tokën e Shqipërisë, që me kërkesën e tij do të varroset në këtë katedrale të ‘Ngjalljes së Krishtit’, siç ai e quajti katedralen dhe siç ngjallje kishte edhe vet kuptimin e vet emrit të tij. Kësisoj në këtë ditë të mbylljes së ciklit të një jete kushtuar ngjalljes, duhet thënë pa farë dyshimi, se në përmasën e vetme që atij i interesonte, atë të fesë, Anastasi erdhi mes nesh 33 vjet më parë si një prift nga Greqia dhe pas 33 vjetësh ndahet nga mesi ynë si Anastasi i Shqipërisë. Duhet pranuar se është vështirë, shumë vështirë, të gjendet në kujtesën tonë historike dikush, i çfarëdo kombësie tjetër që të ketë qenë, që të jetë identifikuar me aq krenari dhe me aq përkushtim, me fjalë dhe me vepra me emrin e Shqipërisë sa Kryepeshkopi Anastas”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy