Inxhinieri elektrik Azmer Duleviç ngre dyshime lidhur me projektligjin për Urdhrin e Inxhinierit, lidhur me kuotizimin dhe numrin e inxhinierëve.
I ftuar në MCN Live, Duleviç deklaroi se inxhinierët duhet të kenë përfaqësim dhe të dëgjohen.
Do ketë kuotizim për të gjithë inxhinierët dhe nuk ka një numër, nuk dimë sa anëtarë kanë shoqata. Pika e dytë janë donacionet. Nga do vijnë këto donacione, mos do vijnë nga kompanitë që nuk marrin licencat?
E treta në lidhje me hyrjen në garë, unë e di që një pjesë justifikohen duke thënë se do marrin projekte ndërkombëtare. Çfarë i ka ndaluar këto shoqata të marrin pjesë në gara apo projekte ndërkombëtare?
Shoqatat janë të mirëorganizuara dhe kanë të drejtë të marrin pjesë në gara ndërkombëtare Nuk e dimë nëse janë të regjistruara nga gjykata dhe sa anëtarë kanë, këto shoqata do marrin fonde.
Sa do jetë kuota me shifër? Nëse ka më pak anëtar, kuota do jetë më e madhe. Rritet numri i inxhinierëve, ulet kuota. 100 mijë euro vetëm abonimi i internetit është llogaritur.
Nëse nuk regjistrohet tek Urdhri, inxhinieri nuk ushtron profesionin. Ka pikëpyetje lidhur me hyrjen në garën e tenderave të Urdhrit të Inxhinierëve, synon që të hyjë në garë.



