Lëndë plasëse pranë stadiumit, Basha: Nuk u kalua perimetri i sigurisë, u garantua mbarëvajtja e ndeshjes (VIDEO)

Lëndë plasëse pranë stadiumit, Basha: Nuk u kalua perimetri i sigurisë, u garantua mbarëvajtja e ndeshjes (VIDEO)

Eksperti i sigurisë Faik Basha, për lëndën plasëse piroteknike të gjetur pranë stadiumit pas ndeshjes me Serbinë thotë se për shkak të masave të marra nga policia, nuk u arrit të depërtohej në perimetrin e sigurisë. 

Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se ishte ndeshje mjaft e rëndësishme, me mjaft emocion dhe ishin të pritshme situata të tilla.

Mendoj se kanë qenë lëndë plasëse për tu përdorur brenda dhe jashtë stadiumit, por kemi parë masa të jashtëzakonshme të policisë, për menaxhimin e situatës e cila shkoi mirë. 

Parësore është mbarëvajtja e aktivitetit bashkë me sigurinë, besoj se është bërë punë e mirë dhe lëndët piroteknike që janë gjetur nga policia, nuk kanë kaluar perimetrin e sigurisë. Kjo tregon se kur ne duam mund të garantojmë sigurinë. 

Kanë qenë lëndë piroteknike që përdoren gjerësisht në festa dhe ndeshje të mëdha, që në derbi hidhen nëpër stadiume. 

Kryesisht janë tymuese dhe shpërthyese. Tymuesit mund të çonin në ndërprerjen e ndeshjes për shkak të tymit që krijon dhe shpërthyeset që janë të dëmshme dhe nëse do ishin në brendësi të stadiumit dhe do përdoreshin, mund të rrezikonin dhe jetën. 

Kemi pasur një rast kur është përdorur dhe një punonjës policie ka humbur jetën. 

Nëse mund të godasin në qafë, mund të çojë në humbje jete. Niveli i sigurisë është njësoj si ai i samiteve. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy