
Agjencia Europiane e monitorimit të kufijve FRONTEX jep alarmin për rritjen e refugjatëve që po vërshojnë Europën përmes kalimit nga Turqia në Greqi. Vetëm në 4 muajt e fundit, sipas FRONTEX fluksi I refugjatëve që kaluan kufirin Turqi-Greqi është rritur me 30% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.



