“Protestat do të vazhdojnë në çdo formë”, Nesho: Arritëm qëllimin, treguam alternativën në shesh

“Protestat do të vazhdojnë në çdo formë”, Nesho: Arritëm qëllimin, treguam alternativën në shesh

Zëvendëskryetari i Partisë së Lirisë Agim Nesho foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi protestën e organizuar dje nga opozita, duke e konsideruar si më madhështoren në këto vite demokraci.

Sipas Neshos, protesta e arriti qëllimin, ku populli tregoi se e mbështet alternativën opozitare. Ai vë në dukje se Rama duhet të kishte dhënë me kohë dorëheqjen, duke shtuar se tanimë kryeministri po përpiqet t’i shpëtojë drejtësisë.  

Protesta e djeshme ishte nga më madhështoret që janë zhvilluar në Shqipërinë demokratike, këto 30 vjet. Ishte pjesëmarrje e gjerë e gjithë shoqërisë, që protestonin për rritjen e çmimeve, shpërnguljen e shqiptarëve. Numri ishte tmerrësisht i madh, që tregon se çdo gjë ka një fund, në mënyrë qytetare dy partitë e opozitës u mblodhën bashkë me popullin opozitar. Kishte edhe socialist që kërkonin që Shqipëria të rikthehej në rrugën e demokracisë, të rilindte. Kjo qeverisje, e cila është kriminale për shqiptarët, që po e devijon nga boshti dhe dëshirat e tyre për të qenë pjesë e Perëndimit dhe BE, duhet të japë llogari. Mund të ishin mijëra e mijëra protestues. Tregoi që populli jo vetëm proteston, por alternativa ishte në shesh.

Kjo qeveri ka rënë. Kryeministri Rama me gjithë këto skandale duhet të kishte dhënë dorëheqjen me kohë. Ai kërkon t’i shpëtojë drejtësisë. Mesazhi i protestës ishte që gjithë abuzimet me popullin do t’i kthehen popullit të varfër. Pa vendosur drejtësi s’mund të ngrihet një rend i drejtë. Protesta arriti të gjithë qëllimet e saj. Treguam që populli përkrah alternativën. Treguam jo vetëm abuzimet e qeverisë, por edhe alternativën. Për herë të parë në Shqipëri një populli liridashës dhe demokratik rikthehet për të rivendosur demokracinë funksionale. Qeveria shikon që hapësirat e shqiptarëve të jenë të afrikanëve dhe bangladeshasve. Kjo protestë mesazhet e saj i kishte shumë të fuqishme, tregoi që opozita është gati të marrë përgjegjësinë para popullit”.

Nesho paralajmëroi se protestat do të vazhdojnë në çdo formë dhe do të kombinohen me zgjedhjet.

Protestat do të vazhdojnë në çdo formë. Do t’i kombinojmë si protestat, ashtu do përgatitemi për zgjedhjet. Zgjedhje dhe protesta. Kjo qeveri nuk reagon, është e mbyllur. Vota popullore u pa dje. Mesazh i fuqishëm ishte edhe thirrja bërë komunitetit ndërkombëtar, të mos merret më me një regjim të konsumuar dhe anti-kombëtar, që është diskretituar, populli kërkon të bëjë kthesën demokratike. Jemi në nivelet e një urrejtje popullore për një regjim të tillë”.

 

Lidhur me SPAK-un, Nesho shprehet:

Nuk paragjykojmë institucionet, por kemi parë që deri tani s’po veprojnë. SPAK ka marrëveshje me popullin shqiptar, duhet të tregojë se institucionet funksionojnë. Edhe nëse shteti është i kapur drejtësia duhet të funksionojë. Shumë shpejt institucionet që kanë qenë dhe janë nën presionin e kësaj klike do çlirohen për të vendosur funksionimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri”.

Duke folur mbi aleancën mes Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë, Nesho shprehet:

Mund të ketë paragjykime. PL është një parti e kauzave të mëdha. Është futur në politikë për të rikthyer demokracinë në bazë të referendumeve. Është kthyer aktive duke denoncuar aferat korruptive. Është parti që i shton vlerat lëvizjes demokratike të këtij fronti. Të tërë kanë nevojë për njëri-tjetrin. Të tjerat në shumë raste fryhen nga segmente të partisë në pushtet, për të krijuar një frymë përçarje dhe për të qëndruar sa më gjatë në pushtet”.

Sipas tij PL do të luftojë për të marrë sa më shumë në Këshillat Bashkiak, për t’i kthyer në Parlamente të vërteta të zërit të popullit.

Opozita duhet të fitojë shumë bashki, dhe këtë e bazoj te fryma në opinionin publik shqiptar. PL e ka shprehur strategjinë e saj. Ne mbështesim për të pasur fitore sa më të qenësishme, primaret e PD, ata individë që do fitojnë këto primare. Ne do të luftojmë për të marrë sa më shumë në Këshillat Bashkiak, për t’i kthyer në parlamente të vërteta të zërit të popullit. Do luftojmë që të jemi prezentë në të gjitha këshillat bashkiake dhe t’i kthejmë në një zë të fuqishëm të popullit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy