
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti tha në studion e emisionit “MCN Economy” se ka një tkurrje të realizimit të investimeve në çdo bashki sidomos në ato të mëdhatë.
Sipas Telitit, paratë janë vjelë, por nuk i janë kthyer mbrapsht qytetarëve.
Kemi një tkurrje të realizimit të investimeve në çdo bashki, por sidomos në ato të mëdhatë, Tiranë, Durrës etj. Ka kaluar 6-mujori i parë, por edhe të dhënat e 7-8 mujorit nuk janë inkurajuese. Më pak rrugë të brendshme, më pak stola, më pak çerdhe, më pak ambiente për fëmijët.
Paratë janë vjelë, nuk është se nuk kemi mosrealizim të ardhurave. Të ardhurat mblidhem në nivel të kënaqshëm, kthimi mbrapsht i parave nuk ka ndodhur. Është problematike 30-vjecare, që ka ardhur si pasojë dhe e burimeve njerëzore që nuk kanë qenë në cilësinë e duhur dhe prandaj u mor dhe reforma e 2015. Pritej që të uleshin kostot e personelit, por janë rritur. Pritej të ulej numri i personelit, por jo nuk ndodhi.
Në 2016 në Bashkinë e Tiranës 45%-50% e buxhetit shkonte për investime. Sot shkon vetëm 1/5 në plan, se është akoma dhe më problematike.
Ku janë 40 shkollat që thotë Veliaj?
Ka zero transparencë se ku shkojnë paratë tonë.
Më tej Teliti tha se për të është shqetësuese se rënie është shumë e ndjeshme krahasuar me 6-mujorët e viteve të kaluara.
Teliti tha se bo bëhet gati një “tufë” tjetër drejtorësh për të shkuar në SPAK.
Mua më shqetëson fakti që kemi rënie shumë të ndjeshme krahasuar me 6-mujorët e viteve të kaluara. Vitet e kaluara ishte 30-35-40% në varësi të bashkive, 25%. Sot e ke 17%, pothuajse gjysmë për gjysmë.
Nga njëra anë ka një frikë të shtuar në të gjitha institucionet kur vjen puna për shpenzimet se është rritur kërkesa e llogarisë. Shefat e mëdhenj, shesin cironkat.
Po bëhet gati tufa tjetër për të shkuar në SPAK, punë ditësh. Sjell një farë frike, por e ulët.
Ajo që ka peshën më të madhe është aspekti politik. Ne e dimë që ka dhe porosi në bashki të caktuara, që do paguani këto lloj faturash.



