Djegia e mbetjeve në Shijak, Arbana: Zjarret të qëllimshme, për të baltosur punën e bashkisë (VIDEO)

Djegia e mbetjeve në Shijak, Arbana: Zjarret të qëllimshme, për të baltosur punën e bashkisë (VIDEO)

Fenomeni i djegies së gomave të makinave në Shijak apo dhe mbeturinave është një fenomen që përsëritet. Lidhur me këtë në një komunikim me skype, në studion e lajmeve në ‘MCN TV’, Elton Arbana, kryetar i Bashkisë Shijak e cilësoi si të qëllimshëm për të baltosur punën e bashkisë.

Ai tha se bashkia e Shijakut deri tani i ka depozituar mbetjet falas në landfillin e Sharrës, dhe nuk ka qëllim të djegë mbeturinat, ndërsa theksoi se kanë hapur tender për të marrë përsipër mbetjet e grumbulluara në Shijak.

Teksa e cilësoi bashkinë që drejton si më të mirën dhe pa borxhe, Arbana tha se taksa e pastrimit do të rritet me 120 lekë të reja në vit për çdo familje.

Ky është një fenomen që ndodh rëndomtë nga ata dashakeqës, një gjë e tillë ka ndodhur sot në Shijak ku disa individë kanë djegur disa mbetje dhe si rrjedhojë ka ndodhur kjo katrahurë. Sapo morëm njoftimin çuam zjarrfikëset për të parandaluar zjarrin. Nga rënia e tërmetit unë skam dalë nga qyteti i Shijakut dhe nuk do e bëj deri në momentin që të mos kemi më asnjë gjurmë dhe skam bërë asnjë pushim siç ka bërë Ilir Meta. Është një zjarrvënie e qëllimshme për të baltosur punën tonë të përditshme.

Më tej ai theksoi se problematikat që kanë pasur ka qenë depozitimi i mbetjeve në landfillin e Sharrës i cili deri tani është bërë falas.

Pasi morëm njoftimin se landfilli Sharrës nuk ishte më në dispozicionin tonë për të marrë mbetje falas ne kemi hapur tenderin që ka afatet e duhura për të parë se cili operator ekonomik do marrë përsipër marrjen e mbetjeve të grumbulluara në Shijak. Sipas një studimi të bërë, taksa që duhet të paguajë një familje është 8 mijë lekë të reja në vit dhe ne kemi vendosur që një familje të paguajë 120 lekëtë të reja shtesë në vit. Bashkia jonë është më e mira dhe ne nuk kemi borxhe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy