“Tigri 1 dhe 3”/ Elezi: Anijet lundruese janë marrë pa asnjë studim nga qeveria. Ishin një arsye më shumë për të vjedhur  

“Tigri 1 dhe 3”/ Elezi: Anijet lundruese janë marrë pa asnjë studim nga qeveria. Ishin një arsye më shumë për të vjedhur  

Dy TEC-et lundruese që mbërritën me ceremoni vitin e kaluar në gjirin e Vlorës, për të zbutur efektet e krizës energjetike në Shqipëri, nuk janë vënë asnjë ditë në punë.

Eduart Elezi, ish-drejtori juridik i ERE, tha në “MCN economy”, se anijet lundruese, që në krye të herës janë marrë pa asnjë studim nga qeveria.

Sipas tij, ato ishin një arsye më shumë për të vjedhur.

Pavarësisht situatës që ishte nuk ishte situatë që nuk ka energji, por problematika ishte e kostove të blerjes së energjisë sepse nuk kishte mungesë as rajoni, as Evropa, problemi ishte se tarifat ishin pas bursës ishte një referencë e lartë e çmimeve te asaj periudhe. Zgjidhja që i dha qeveria shqiptare ishte me këto dy varka lundruese të cilat nuk janë termocentral, por janë gjenerator motori, qe konsumojnë naftë dhe nuk e kanë eficencën e termocentraleve. Gjithashtu po te shohësh “Tigri 1 dhe Tigri 3”, nuk janë bërë një studim që janë marrë këto dy anije, se mund të kishte alternativa të tjera, menaxhim i sektorit të energjisë elektrike në atë kohë.

Kështu që ka një keq menaxhim, një vjedhje në sektorin e energjisë elektrike në atë kohe dhe vjedhja shtohet dhe me shumë duke dhënë një zgjidhje për të vjedhur e këto vatra lundruese të cilat për hir të së vërtetës, të tilla teknologjike ndodhen vetëm në vendet e botës së trete, dhe nuk janë në asnjë vend te Evropës, janë shumë ndotëse për ambientin sepse punojnë me naftë të rendë, mazut, por të fusësh dhe kostot dhe qiratë që ka për shtetin i bie që kostot prodhimit të energjisë elektrike të ishte mbi 400€ për një MË. Ndaj që as eficiencës ekonomike nuk kishte këto lloj për zgjidhej të situatë energjike të asaj kohë.

Sipas ish-drejtorit juridik të ERE-s, Elezi, ajo që dihet me siguri është fatura 68 milionë dollarësh që KESH do të paguajë për qiranë dhe operimin, edhe nëse “Tigri 1” dhe “Tigri 3” nuk do ti ndezin ndonjëherë motorët.

Vetëm kostoja e investimit për t’i vënë në punë ato janë 5 milionë.

Këto nuk janë në punë për shkak të kostove të larta të prodhimit dhe përmes shumë arsye të tjera, për ti lidhur me sistemin e transmetimit, vetëm investimi për ti lidhur këto me sistemin kushtonin diku te 5 milionë €. Ndaj po them se anijet ishin më shumë për të vjedhur dhe për ta dëmtuar qytetarin shqiptar, dhe biznesin shqiptar sesa ishin një zgjidhje e kohës

Nuk është vjedhja vetëm me mos ndezjen porse me çfarë ka një kontratë.

Është diku te 70 milion € po ti hysh me gjithë kostot tjera plus qiranë, dhe po ti fusësh edhe investimin e lidhjes me sistemin, vetëm që rijnë në det dhe pastaj ka kosto tjera, ka ndotje.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy