Gjokutaj: Klientët kanë humbur besueshmërinë në investimin e bonove të thesarit, borxhi është shtrenjtuar

Gjokutaj: Klientët kanë humbur besueshmërinë në investimin e bonove të thesarit, borxhi është shtrenjtuar

Eksperti i ekonomisë, Eduard Gjokutaj në një lidhje skype me MCN Economy ka komentuar lidhur me investimet në bonot e thesarit për të cilën u shpreh se qeveria ka bërë maksimumin sa i përket fushës së marketingut. Ai tha se vendimmarrja e një qytetari që investon në bonot e thesarit ndikohet si nga risku, por dhe fitimet e realizuara.

Së pari dua të them se ai që është audienca e gjerë e bonove të thesarit janë moshat e maturuara sepse ata kanë një durim për përfitime afatgjata nga bonot, mirëpo risku i uljes së vlerës së bonove në treg, dmth përfitueshmëria vjen për arsye se normat e interesit kanë ardhur në rënie dhe kjo ndikon në perceptimin e ardhmërisë së tyre nga klientët sepse nuk janë më njësoj të vlefshëm. Pra vendimmarrja e një qytetari apo dhe një shoqërie që investon në bonot e thesarit ndikohet si nga risku, por mbi të gjitha dhe fitimet e realizuara gjatë kësaj periudhe. Por përveç marketingut që nuk ka munguar nga ana e qeverisë, pjesa tjetër lidhet me tendencën që ka tregu dhe sa e besueshme është. Moshat e reja kanë mundësi investimi në portofole të ndryshëm dhe investime të tjera që mund të bëhen jashtë vendit kjo dhe falë teknologjisë tashmë. Nga ana tjetër kemi dhe një pjesë të qytetarëve që përveç asaj që duan të kursejnë kanë shumë para nëpër duar dhe natyrisht nuk arrijnë ta kalojnë nëpër bonot e thesarit.

I pyetur se si është kultura financiare e qytetarëve në këtë drejtim, ai tha se është i qartë pasi nuk mungon ajo pjesë e informimit me risqet, ndërsa theksoi se klientët kanë humbur besueshmërinë në investimin e bonove të thesarit.

Lidhur me pjesën e të ardhurave këto janë të lidhura më së shumti me pasiguritë që kanë në raport me risqet e inflacionit të cilat e kanë humbur besueshmërinë për të qenë të tilla që të mund të perceptohen lidhur me pjesën se sa të ardhura tashmë u ngelen nëpër duar qytetarëve sepse inflacioni dhe taksat e caktuara që lidhen me ato që ata përjetojnë u ndikon në vendimmarrje dhe besueshmërinë  tyre. Nga ana tjetër moshapja e protofoleve të ndryshme për të investuar të cilat mungojnë dhe mund të ishin një lehtësim i madh sa i përket investimit, ndërsa nga ana tjetër dhe borxhi është shtrenjtuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy