U ekstradua nga Gjermania Arbër Çekaj, i dyshuari për trafikimin e kokainës në banane

U ekstradua nga Gjermania Arbër Çekaj, i dyshuari për trafikimin e kokainës në banane

Është ekstraduar në Shqipëri, Arbër Çekaj, pronari i kompanisë "Arbi Garden" në kontenierët e së cilës bashkë me babanet u zbuluan nga policia 613 kilogramë kokainë, sasia më e madhe e kapur e kësaj lënde narkotike.

Arbër Çekaj mbërriti sot në aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas dhe më tej u shoqërua me forca të policisë për në ambientet e burgut 313 në Tiranë. Çekaj do të njihet me masën e sigurisë arrest me burg dhënë në mungesë ndaj tij, ndërsa pritet që të kërkojë ndryshimin e saj për tu hetuar në liri.

Ekstradohet sot nga Gjermania Arbër Çekaj, i dyshuari për trafikimin e kokainës në banane

Autoritetet shqiptare pritet të esktradojnë sot drejt Tiranës Arber Çekaj, personi i dyshuar për trafikimin e 613 kilogrameve kokaine kolumbiane në portin e Durrësit.

Lajmi u bë i ditur nga nëndrejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, në një deklaratë për mediat, ku njoftoi operacionet e policisë në goditjen e krimit të organizuar.

Hajnaj tha se është duke u kryer ekstradimi nga Gjermania në Shqipëri i Arbër Çekajt.

Arbër Çekaj është pronari i firmës “Arbri Garden”, ku u sekuestrua kontenieri me 613 kg kokainë, në magazinat e kësaj kompanie në Maminas, i cili është arrestuar në Gjermani me qëllim ekstradimi.

Çekaj u arrestua nga autoritetet gjermane në maj të vitit të kaluar. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy