Shqiptarët dynden për të blerë miell/ Sejamini: S’marrim drithëra nga Ukraina

Shqiptarët dynden për të blerë miell/ Sejamini: S’marrim drithëra nga Ukraina

Neritan Sejamini, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku foli për disa nga ndikimet në ekonomi që ka filluar të ketë lufta në Ukrainë.

Sejamini foli për ndikimin në Shqipëri, duke "qetësuar" shqiptarët, që janë dyndur për të blerë miell. Ai tha se vendi ynë importon drithëra në sasi të papërfillshme nga Ukraina, ndërsa Rusia nuk ka ndalur eksportet, përkundrazi është e interesuar që ato të vijojnë.

Ka një panik sepse Ukraina dhe Rusia janë prodhueset më të mëdha të drithërave në botë.  Importet që kemi ne, marrim drithëra, 4.9 miliardë lek drithëra nga Rusia, diku tek 35 milionë euro. 79% të drithërave ne e marrim nga Rusia dhe rreth 15% nga Serbia.

Megjithatë sasia qe ne marrim është minimale. Rusia nuk ka ndaluar dhe as ka ulur prodhimin e vet. Nga Ukraina ne nuk marrim as drithëra dhe as naftë. Rusia sot është më e interesuar se kurrë për të eksportuar.

Sa i përket naftës, 41% të naftës ne e marrim nga Greqia, 19% nga Italia, etij. Nga Rusia ne marrim vetëm 1.72%. Indirekt, ulja e prodhimit ose sanksionet ndaj naftës ruse do të ndikojnë në tregun ndërkombëtar, por të gjithë vendet e tjera kanë vendosur të rrisin prodhimin për të kompensuar.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy