Dyrnjaja: Priten goditje 'tektonike' te figurat e larta politike në Mars, çështjet e SPAK mund të shtyjnë zgjedhjet

Dyrnjaja: Priten goditje 'tektonike' te figurat e larta politike në Mars, çështjet e SPAK mund të shtyjnë zgjedhjet

Analisti Denis Dyrnjaja në MCN Live ka ka paralajmëruar nga studio e ‘MCN Live’ mars intensiv dhe në vijim, do të jetë si një goditje tektonike te figurat e larta .

Ai tha se mund të kemi dhe një shtyrje të zgjedhjeve të 11 majit për shkak të çështjeve të SPAK. Sipas tij priten dhe non grata të reja nga Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Ky është një motiv i fortë për SPAK, që të thellojë dhe zgjerojë hetimet dhe sipas informacioneve marsi do jetë më intensiv dhe në vijim duke mos u ndalur fare as për procesin e zgjedhjeve, madje nëse do kemi një tërmet tektonik për goditje të figurave të forta sikundër po pritet dhe po përflitet, mund të kemi dhe në shtyrje të zgjedhjeve.

Nëse nuk ndalemi vetëm tek kryebashkiaku i Tiranës por nëqoftëse do goditen dhe figura të tjera politike siç janë për shembull Belind Këlliçi është thirrur disa herë në SPAK, Xhaçka po ashtu, Taulant Balla, ish nënkryetari bashkisë ka një çështje penale në hetim, djali Berishës, po hetohet Limioni në Sarandë, pra prokurorët kanë një sërë çështjesh në dorë që mund të tronditin vendin dhe kjo mund të kërkojë një shtytje të datës së zgjedhjeve.

Priten non grata nga SHBA, edhe këto do kenë një ndikim, priten non grata të reja, janë marrëveshje të bëra, lëre çfarë thonë jo Soros etj etj, administrata e Trump ja ka përgatitur dosjen Berishës, por e zbatoi administrata që erdhi. Le ta themi ftohtë dhe qetë që do ketë vazhdimësi të non gatave.

Më tej duke u ndalur dhe te kryetarja e komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka duke u shprehur se SPAK duhet të qartësojë pozicionin e saj në këtë hetim. Ai përmendi dhe Arbër Maznikun për të cilin tha se rrezikohet rënia e tij pasi ka dyshime se është pjesë e aferës ‘5D’.

Çfarë statusi ka sot Bushka në raport me hetimet që po kryen sot prokuroria dueht të na e sqarojë aspak këtë gjë sepse është e rëndë. Është thirrur dëshmitare, i gjithë ky instruksion është pengim i hetimeve.

Këtu nuk po flasim nëse ka fituar apo s’ka fituar 16 mijë euro bashkëshorti i kryetares së komisionit të ligjeve, por po flasim për ndikim të drejtësisë. Ajo ka tentuar të prishë priovat, kështu që prokuroria  nëse çon Veliajn në arrest me burg për rrezik të prishjes së provave duhet të çojë dhe kryetaren e komisionit të ligjeve, Bushkën.

Ndërsa sa i përket rastit të Maznikut mendoj se ka implikime me çështjen e aferës 5D, por aty rrezikojnë shumë për të rënë se kështu është kur bëhen gjërat me telefon, firmosen me urdhër. Në qeverisjen e socialiste doli protokolli me fraksion.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy