Funksionarë të PD vizitë në Butrint  ku po ndërtohet një biznes privat

Funksionarë të PD vizitë në Butrint ku po ndërtohet një biznes privat

Shqetësimin për ndërtimin në zonën e mbrojtur të Butrintit e kanë shprehur edhe deputetë të Partisë Demokratike dhe zyrtarë lokalë të degës së Sarandës. Drejt Butrintit ka udhëtuar deputetja e PD në Qarkun e Vlorës, Nadire Meçorapja, kryetari i degës së PD në Sarandë Hariz Mema e zyrtarë të tjerë kanë vizituar mëngjesin e kësaj të shtune qytetin antik të Butrintit, ku po ndërtohet në zonën e mbrojtur një biznes privat.

Ministria e Kulturës ka pranuar se ka dhënë leje për shfrytëzimin e zonës së mbrojtur nga një përfaqësues privat. Punimet në Butrint vijojnë edhe sot e kësaj dite edhe pse policia ka pezulluar punimet në datën 2 tetor, ndërsa Prokuroria ka nisur një hetim. Tre ditë më parë ministrja e Kulturës Kumbaro u thërrit në komisionin parlamentar të Medias për të raportuar lidhur me atë që po ndodh në Parkun Arkeologjik.

Ajo u shpreh se në atë zonë po hidhet beton i varfëruar, por në fakt, nga ajo që ka rezultuar pas këqyrjes së planvendosjes së këtij projekti, betoni që po përdoret është i cilësisë normale për t'i rezistuar kohës. Nga këtu del qartë edhe mashtrimi i Ministrisë së Kulturës dhe tendeca për t'i shpëtuar llogaridhënies. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy