Urbani në Kamëz, 50 lekë! Aktivistët Ruka dhe Leka: Linja e transportit është monopoliste. Do të vijojmë me peticionin kundër rritjes së çmimit (VIDEO)

Urbani në Kamëz, 50 lekë! Aktivistët Ruka dhe Leka: Linja e transportit është monopoliste. Do të vijojmë me peticionin kundër rritjes së çmimit (VIDEO)

Nga data 1 nëntor ka hyrë në fuqi rritja e çmimit të biletës nga 40 në 49 lekë për qytetarët e Kamzës, konkretisht për linjën e transportit urban Kamëz-Tiranë si dhe Paskuqan-Tiranë. 

Kjo rritje ka sjellë reagime të shumta nga banorët e Bashkisë Kamëz, ndërsa Lëvizja “Bashkë” ka nisur mbledhjen e firmave për një peticion kundër vendimit.

Aktivistet Mirela Ruka dhe Klodi Leka, në një prononcim për “MCN Live”, thanë se pavarësisht interesit të lartë të qytetarëve për të firmosur peticionin, janë përballur me kundërshtime dhe presione nga policia bashkiake, megjithatë mbledhja e firmave do të vazhdojë.

Sipas tyre, linja e transportit urban në Kamëz funksionon si monopol dhe mbështetet nga kryetari i bashkisë Ragip Suli.

Mirela Ruka:

Prej disa ditësh kemi nisur një peticion me tre kërkesa: Të rikthehet çmimi i biletës në 40 lekë; të mos rritet çmimi i abonimeve; të rishikohet modeli i shërbimit të transportit.

Interesi është shumë i madh. Vetëm dje kemi mbledhur 500 firma, pavarësisht se kemi qenë në përplasje të vazhdueshme me policinë bashkiake. 

Ne duam të bëjmë gjithçka konform ligjit, por bashkia Kamëz na ktheu përgjigje që në ditën e dytë duke na thënë se nuk mund ta zhvillojmë aktivitetin pasi ‘rruga është e ngushtë dhe po bëhen zbukurimet e fundvitit’.

Vendimi i bashkisë i heq qytetarëve të Kamzës një pjesë të buxhetit familjar, sidomos në fundvit. Edhe 10 lekë në ditë përkthehen në kosto të konsiderueshme për familjet.

Klodi Leka:

Që nga 1 nëntori, kryetari i Bashkisë Kamëz, në kundërshtim me interesat e qytetarëve, ka vendosur t’i nënshtrohet kompanisë monopoliste që operon linjën e transportit urban dhe të rrisë çmimin e biletës për mijëra banorë.

Interesi për të firmosur peticionin është i madh dhe i menjëhershëm, pavarësisht se për 8 orë jemi përballur me policinë bashkiake. Sa më agresive të ishin ndërhyrjet e tyre, aq më shumë shtohej radha e njerëzve që kërkonin të firmosnin. Qytetarët nuk kanë frikë.

Edhe pse rritja është vetëm 10 lekë, ajo dëmton ndjeshëm ekonominë e familjeve. 

Shërbimi i transportit urban në Kamëz është monopol, përmes kompanisë ‘shpresa.al’. Kritika jonë shkon ndaj bashkisë dhe kryetarit Ragip Suli, i cili sipas nesh ka tradhtuar interesin e qytetarëve duke lejuar rritjen e çmimit pa marrë asnjë masë.

Madje kemi marrë edhe kërcënime verbale nga policia bashkiake, të cilët na kërkuan të largonim stendën ku po mblidhnim firmat dhe ushtronin presion për të mos vijuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy