Zgjedhjet në Rrogozhinë, Policia merr masat për mbarëvajtjen e procesit

Zgjedhjet në Rrogozhinë, Policia merr masat për mbarëvajtjen e procesit

Policia e Durësit dhe ajo e Kavajës ka angazhuar efektivët e policisë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, që do të zhvillohet ditën e diel në Rrogoozhinë. Sipas njoftimit të policisë, çdo punonjës është trajnuar për detyrat që ka deri në përfundim të procesit. Njoftimi i policisë: Punonjësit e Policisë të angazhuar për ruajtjen e objekteve zgjedhore, kanë marrë në ruajtje të gjitha objektet zgjedhore. Secili punonjës policie është njohur dhe trajnuar për detyrat që ka në këtë fazë dhe deri në përfundim të procesit, si dhe është pajisur me librin e xhepit për detyrat funksionale gjatë procesit zgjedhor. Në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe në Komisariatin e Policisë Kavajë, janë ngritur Grupet e Drejtimit për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor si dhe menaxhimin e çdo lloj situate bazuar në planin e veçantë të masave. Ndërkohë ka filluar funksionimi i aplikacionit "Monitorimi elektronik i shërbimeve të Policisë së Shtetit", i cili shfaq në kohë reale raportimet e strukturave në terren për sigurimin e rendit publik dhe të objekteve zgjedhore, gjatë procesit të votimit në territorin e Rrogozhinës. Policia garanton qytetarët e Rrogozhinës së ka ndërmarrë të gjitha masat, që e drejta e tyre kushtetuese për zgjedhjen e përfaqësuesve të pushtetit lokal, të ushtrohet e lirë, e qetë, e pacenuar dhe pa intimiduar prej askujt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy