Shkodra dhe Shqipëria humbën sot një emër të madh të artit dhe humorit shqiptar. Mjeshtri i madh i humorit Zef Deda humbi jetën në moshën 73-vjeçare nga një sëmundje e rëndë.
Lidhur me këtë aktori Besnik Çinari në një lidhje skype me MCN u shpreh se Zef Deda ishte një njeri i madh me zemër të gjerë dhe se ai ishte një aktor i gjithanshëm. Sipas tij, Zef Deda ishte një personalitet për skenat botërore.
Zef Deda ka qenë njeri i radhë jo vetëm në skenë por dhe në jetë. Ai ishte një njeri zemërgjerë por jeta kjo është dhe ajo sëmundje ja mori jetën duke mos e lënë të jetonte më. Zef Deda ka qenë i gjithanshëm. Ai e dinte se çfarë ka dhe ishte i përgatitur për vdekjen sepse e mori me shumë kurajë dhe në këtë pikë ai është një njeri i radhë. E mbyti sëmundja.
Zef Deda ka qenë aktor i gjithanshëm. I ka rënë të gjitha veglave muzikore, ka pasur babain piktor, fëmijët i ka të dy artistë, njërin aktor dhe tjetrin muzikant. Ai ka dhënë shumë për artin shqiptar. Ka qenë personalitet për skenat jashtë shtetit, i vetmi aktor në humorin shqiptar që ka qenë perfekt.
Zef Deda ka qenë 100% recital, me një vesh muzikor të jashtëzakonshëm. Ka luajtur role shumë të bukur, siç ishte një prej tyre kunati i shokut Xhemal. Zefi ka qenë protagonist i të gjithë shfaqjeve tona, populli e ka dashur shumë dhe e ka duartrokitur shumë.
I pyetur se cili ishte shqetësimi i tij më i madh për artin aktualisht në Shqipëri, Çinari tha se i vetmi shqetësim i tij ishte largimi i popullit shqiptar.
Ai shqetësimin e ka pasur pak a shumë te largimi i popullit jashtë shtetit se largimi i tyre është ikja e spektatorit. Sepse ata kanë qenë spektatorët e teatrit, por duhet të jemi të kënaqur sepse estrada e Shkodrës vazhdon dhe prodhon dhjetra shfaqje. Zefi jo vetëm që nuk do largohej kurrë nga Shqipëria, por nuk braktisi kurrë as Shkodrën dhe pse të dy djemtë i kishte në Tiranë.



