Rama dhe Veliaj preferuan që 1 prillin ta kalonin te Liqeni Artificial, ku luajtën basketboll me gjimnazistët. Kjo e shtunë shënoi edhe mbarimin e koalicionit PS-LSI, por kryeministri Rama preferoi të fliste për shkollat e reja, kopshtin zoologjik dhe aspekte të tjera të përditshmërisë së Tiranës.



