
Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e kësaj të diele në pyllin e fshatit Trestenik të Devollit.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 07:10, teksa ka qenë banorët e zonës ata që kanë konstatuar viktimën, ende të paidentifikuar, rreth moshës 40 vjeç, i cili nga të dhënat e para dyshohet se mund të jetë emigrant i paligjshëm.
Nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar për shkaqe natyrale.
Trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, ku pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Grupi hetimor, po punon për identifikimin e viktimës si dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



